KARAKAS – Maduro: Do t’i kërkoj 500 milionë dollarë OKB-së për krizën migratore

KARAKAS, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u shpreh se do t’i kërkonte 500 milionë dollarë përfaqësuesit të ri special të OKB-së për refugjatët dhe emigrantët e Venezuelës, Eduardo Stein, për riatdhesimin e të gjithë individëve që duan të kthehen.

”Ju bëj ftesë, ejani në Venezuelë, unë ju kërkoj të më siguroni 500 milionë dollarë, për të kthyer mbrapsht të gjithë emigrantët e larguar nga Venezuela që duan të kthehen, të gjithë duan të kthehen”, me këtë thirrje u drejtua presidenti venezuelian, gjatë një takimi me kabinetin e tij ekonomik transmetuar në televizion.

Komisariati i Lartë i OKB për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) njoftuan të mërkurën emërimin e Eduardo Stein, një ish-zëvendëspresident i Guatemalës, “Përfaqësues Special për Refugjatët dhe Migrantët venezuelianë”të cilët janë larguar nga vendi për shkak të krizës ekonomike./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.