Gjimnazistët e Devollit pastrojnë rrugën e pikës turistike të Satrivacit

TIRANE, 21 shtator/ ATSH/- Të rinjtë e gjimnazeve “Fuat Babani” dhe “Jorgo Plaku” në Devoll, pastruan mjedisin përgjatë rrugës që të çon në Pikën Turistike të Satrivacit në fshatin Hoçisht.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë, një bashkëpunim mes bashkisë Devoll, shoqërisë civile dhe qytetarëve, për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Projekti mbështetet nga programi SENiORA II zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit mundësuar financiarisht nga qeveria suedeze. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.