Fondacioni “Qemal Stafa”, 3 ditë akademi politike në Dibër

TIRANË,21 shtator /ATSH- I. Vata/ – Në bashkinë Dibër për herë të parë, Fondacioni “Qemal Stafa” do të shpalosë platformën e Akademisë Politike me të rinjtë dibranë.

“Ne jemi gati! Po të rinjtë dibranë, a janë gati? Për herë të parë, Fondacioni ‘Qemal Stafa’ shpalos platformën e Akademisë Politike në Dibër, trajnim 3-ditor në datat 28 – 30 shtator 2018. Nëpërmjet aktivitetit synojmë t’u mësojmë të rinjve dibranë Artin e Komunikimit, Të Folurën Publike dhe Ndërtimin e Imazhit Publik”, shprehet bashkia. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.