57 vjet në harresë, shkolla e Kurbinit me standarde europiane

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1911856419116345/?t=1

TIRANË, 21 shtator /ATSH – I. Vata/ – Shkolla 9-vjeçare “Gjin Pjetri” në Kurbin e mbetur në harresë, u rikonstruktua falë programit të qeverisë shqiptare për arsimin. Kryeministri Edi Rama thotë se kjo shkollë e lënë në mëshirë të fatit ishte harruar për 57 vjet.

“Shkolla 9-vjeçare “Gjin Pjetri” në Kurbin ishte lënë në mëshirë të fatit dhe në kushte të vështira, e harruar prej 57 vitesh, qëkurse është ndërtuar dhe pa ambiente të mirëfillta mësimore didaktike”, thotë kryeministri Rama.

Një vit më parë, Kryeministri Rama e vizitoi shkollën 9-vjeçare “Gjin Pjetri” në Kurbin duke premtuar se do të bëhej një shkollë me standarde evropiane.

Kryeministri sjell kontrastin e madh të shkollës 9-vjeçare “Gjin Pjetri” dje jashtë standardeve dhe sot një shkollë me standarde europiane. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.