Vizat imigruese drejt SHBA, Ambasada: Ja ku duhet të drejtoheni

TIRANË, 20 shtator /ATSH-Gjergji Mima / – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit, të cilët duan të dinë rreth pajisjes me viza emigruese drejt tokës së premtuar.

“Keni pyetje rreth peticioneve të vizave imigruese? Është e rëndësishme të dini se Shërbimet e Nënshtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) shqyrtojnë peticionet, ndërsa Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) cakton takimet për intervistë, ndaj ju duhet t’u drejtoheni atyre me pyetjet tuaja rreth peticioneve në pritje për t’u bërë aktuale, apo për datë interviste. Gjithsesi, nëse thjesht dëshironi të pyesni se si funksionon procesi, unë jam këtu për t’ju ndihmuar!” – thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.