UASHINGTON – Alibaba hakmerret: Jo një milion vende pune në SHBA

UASHINGTON, 20 shtator /ATSH-ANSA/ – Alibaba, rrjeti gjigant komercial kinez, nuk planifikon të krijojë një milion vende pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu siç themeluesi Jack Ma i kishte premtuar, në janar 2017, presidentit amerikan, Donald Trump.

Jack Ma tha se premtimi i tij nuk mund të mbahej për shkak të luftës tarifore SHBA-Kinë.

“Premisa ishte ajo e miqësisë mes dy vendeve, por kjo nuk ekziston më dhe premtimi ynë nuk mund të mbahet”, tha ai.

“Tregtia nuk është armë e ajo nuk duhet të përdoret për të filluar luftrat, por duhet të jetë një faktor kyç për paqen”, shtoi Ma për agjencinë shtetërore kineze të lajmeve Hsinhua, në atë që disa vëzhgues e konsiderojnë një kritikë, veçanërisht ndaj presidentit amerikan.

“Megjithatë, Alibaba nuk do të ndalet për të punuar më shumë dhe për të kontribuar në një zhvillim të shëndetshëm të marrëdhënieve tregtare kino-amerikane”, theksoi Ma.

Pas takimit të janarit 2017, i cili ndodhi para se Trump të zgjidhej president, ky i fundit kishte deklaruar se “unë dhe Jack do të bëjmë gjëra të mëdha’’./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.