SOFT NEWS – Polonia prezanton këmbanën më të madhe në botë…gati për t’u nisur drejt Brazilit

VARSHAVË, 20 shtator /ATSH-AFP/ – Këmbana më e madhe në botë, e cila peshon 55 ton, e prodhuar posaçërisht në Poloni për Bazilikën e Atit Hyjnor të Përjetshëm në Trindade, një vend i rëndësishëm pelegrinazhi në Brazil, u prezantua të enjten e parë në Krakovi, ish-kryeqendrën mbretërore të Polonisë.

“Kjo ka qenë sfida më e madhe për uzinën tonë të shkrirjes pasi përgatitjet dhe testet zgjatën pothuajse katër vjet”, u shpreh për median pronari i saj Piotr Olszewski, duke pranuar se prova e parë kishte qenë e pasukseshme.

‘’Forma nuk ka mbajtur dhe më pas u shfaqën plasaritje dhe të çara të vogla gjatë procesit të derdhjes së metalit. Metali është një bashkim 78% me material bakri dhe 22% kallaji.

Na u deshën t’ia nisnim gjithçka nga e para, por përpjekja e dytë u kurorëzua me sukses.

I gjithë procesi u krye në Krakovi në një uzinë shkrirjeje e cila iu dedikua veçanërisht këtij projekti ./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.