SOFT NEWS – Një mesazh me përmbajtje armiqësore… mund të penalizojë deri në tre vite burg

ASTANA, 20 shtator /ATSH-AFP/  – Një gjykatë kazake dënoi një burrë me tre vite burg për dërgimin e një  mesazhi me përmbajtje armiqësore ndaj presidentit Noursoultan Nazarbaïev në postën e mesazheve ”Telegram”, një akuzë e hedhur poshtë prej tij.

Ablovas Joumaïev u shpall fajtor për ”nxitje të urrejtjes sociale” në postën e koduar të mesazheve ”Telegram” nga një gjykatë e qytetit Aktaou, në perëndim të ish-republikës sovjetike të Kazakistanit.

Sipas gjykatës, 44 vjeçari shpërndante nga ana tjetër fletëpalosje me thirrje për të përmbysur presidentin Nazarbaïev.

Joumaïev, babai i katër fëmijëve hodhi poshtë akuzat dhe do të apelojë vendimin, sipas një deklarate për median të avokatit të tij, i cili pohoi se ka prova të mjaftueshme për pafajësinë e tij./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.