Shërbime konsullore për shqiptarët në Irlandë

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ -Shtetasve shqiptarë që ndodhen me banim në Irlandë do tu mundësohen disa shërbime konsullore në Dublin.

Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Londër bën të ditur se në vijim të përmbushjes së një prej objektivave lidhur me ofrimin e shërbimeve konsullore cilësore për shtetasit shqiptarë kudo që ndodhen, në datat 3-4 dhjetor 2018 kjo ambasadë do të organizojë për here të 4-rt Ditët e Shërbimit Konsullor në Irlandë.

Konsulli pranë kësaj ambasade do të vij në Dublin, Irlandë, për të ofruar shërbimet konsullore si; Aplikim për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti; Leje kalimi; Prokura të posaçme; Deklarata noteriale; Vërtetime konsullore të ndryshme, etj.

Adresa e ofrimit të shërbimeve është Moore Room Jurys Inn Moore Street Plaza, Parnell St, Dublin 1, D01 E0H3

Të gjithë shtetasit e interesuar janë të lutur të dërgojnë një e-mail në adresën [email protected] për të marrë informacione paraprake lidhur me shërbimet konsullore për të cilat ata kanë nevojë.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.