SALZSBURG – Samit i jashtëzakonshëm europian për sigurinë dhe Brexit

SALZSBURG, 20 shtator /ATSH-ANSA/ – Filloi në Salzburg të Austrisë samiti i jashtëzakonshëm europian, kushtuar sigurisë dhe çështjes Brexit, me pjesëmarrjen e 27 vendeve të BE-së.

Formalisht, në axhendë nuk ka diskutim mbi çështjen e emigracionit, por Frontex do të jetë në mesin e subjekteve të dosjes së sigurisë dhe për këtë arsye të 27 vendet do të vazhdojnë të flasin për mbrojtjen e kufijve dhe migracionin.

Mmigracioni ishte tema që zinte pjesën më të madhe të darkës së gjatë të djeshme të krerëve të shteteve dhe qeverive, që zgjati më shumë se katër orë.

Mes propozimeve doli se, vendet e BE që nuk i mirëpresin emigrantët, duhet të japin një kontribut ekonomik./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.