“Rruga e Arbrit”, Rama: Nëse do të ndërtohej nga buxheti i shtetit, do të duheshin 13 vite

TIRANË, 20 shtator/ATSH- Edison Caushi/ – Nëse “Rruga e Arbrit” do të financohej nga buxheti i shtetit, ndërtimi saj do të shkonte deri në 13 vite.

Kështu u shpreh Kryeministri Rama përballë gazetarëve në emisionin “Opinion”, duke theksuar se bashkëpunimi me Partneriteti Publik Privat mund ta ndërtojë atë në një kohë mjaft të shkurtër.

“Rruga e Arbrit”, ka 100 vjet që ëndërrohet, ka 50 vjet që premtohet dhe fillon të ndërtohet vetëm këtë vit.

Nëse do ta ndërtonim vetëm me buxhetin e shtetit, do të na duheshin 13 vjet dhe ne çfarë bëjmë? I themi një kompanie private, ndërtoje ti në 3 vjet dhe në 18 vjet ti do të marrësh lekët.

Përzgjedhja e kompanive bëhet në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë”.

Kryeministri solli si shembull ndërtimin e spitaleve, poliklinikave dhe shkollave në Gjermani, shtet i cili ka një bashkëpunim mjaft të lartë me partnerët publik-privat.

“Gjermania nuk ndërton më spitale, poliklinika, përveçse me Partneritet Publik Privat”, – u shpreh Kryeministri. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.