Malltezi: Figura e Skënderbeut, rol kyç në “Shqipërinë veneciane” të shek. XV

http://ata.gov.al/2018/09/20/malltezi-figura-e-skenderbeut-rol-kyc-ne-shqiperine-veneciane-te-shek-xv/

Historiani, Luan Malltezi në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, “ligjërata e sotme ka të bëjë me ‘Arbërinë veneciane dhe Skënderbeun’. Kjo kumtesë merr në konsideratë periudhën e sundimit venedikas mbi qytetet e bregdetit në periudhën e Skënderbeut dhe problematikat e këtij sundimi, ku një nga pikat e tjera që trajtohet janë marrëdhëniet e Venedikut me Skënderbeun”. Gjithashtu Malltezi shtoi se, “figura e Skënderbeut është një figurë jashtëzakonisht e madhe për shqiptarët edhe në ditët e sotme".http://ata.gov.al/2018/09/20/malltezi-figura-e-skenderbeut-rol-kyc-ne-shqiperine-veneciane-te-shek-xv/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 20 Shtator 2018

TIRANË, 20 shtator /ATSH – A. ALLA/ – Figura e Skënderbeut erdhi gjatë Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike ditën e sotme me një kumtesë mjaft interesante nga historiani Luan Malltezi, i cili tregoi dhe një herë se heroi ynë kombëtar, nuk ishte vetëm strateg dhe luftëtar i zoti vetëm për vendin tonë, por një figurë e pazëvendësueshme në Shqipërinë “veneciane” në shek XV.

Me termin “Shqipëria veneciane” historiani Malltezi ka parasysh zotërimet që kishte Republika e Venedikut në Shqipëri në kohën e Skënderbeut, në të cilat bënin pjesë qytetet bregdetare si Durrësi, Lezha, Shkodra, Ulqini dhe Tivari.

Historiani, Luan Malltezi në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, “ligjërata e sotme ka të bëjë me ‘Arbërinë veneciane dhe Skënderbeun’. Kjo kumtesë merr në konsideratë periudhën e sundimit venedikas mbi qytetet e bregdetit në periudhën e Skënderbeut dhe problematikat e këtij sundimi, ku një nga pikat e tjera që trajtohet janë marrëdhëniet e Venedikut me Skënderbeun”.

Gjithashtu Malltezi shtoi se, “figura e Skënderbeut është një figurë jashtëzakonisht e madhe për shqiptarët edhe në ditët e sotme. Është gjithashtu një personalitet i jashtëzakonshëm, pasi ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën antiosmane për fatet e Ballkanit dhe Europës”.

“Kjo konferencë ka rëndësinë e vet, pasi kanë referuar personalitete nga fusha të studimeve shkencore nga Europa, Ballkani dhe studiues shqiptarë të cilët kanë dhënë gjithashtu kontributin e tyre, me anë të konkluzioneve dhe studimeve mbi heroin tonë kombëtar. Gjithashtu, kjo duhet të vazhdojë dhe në të ardhmen, duke u thelluar studimet dhe kërkimet në biblioteka dhe arkiva të ndryshme”, – përfundoi historiani Luan Malltezi.

Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur seksionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor e për t’i lënë më pas vendin seksionit të tretë dhe të fundit.

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, në muajin nëntor, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë. Në këtë muaj (nëntor) do të ketë dhe një sërë veprimtarish të mëdha. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.