Kreu i opozitës: Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar ditën e sotme lidhur me urdhrin e Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, e cila ka vendosur të transferojë 3 prokurorë të Krimeve të Rënda, Olsian Çela në Prokurorinë Berat, Sonila Muhametajn në Prokurorinë Pukë dhe Besim Hajdarmatajn në Prokurorinë Pogradec, si dhe për hetim disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj.

Basha tha se “siç e kemi paralajmëruar, sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin, duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon”. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.