Korçë/ Bashkia rikonstrukton rrugët në disa lagje

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Bashkia Korçë ka nisur një paketë të re investimesh për rikonstruksionin e rrugëve në lagjet e këtij qyteti.
”Nisëm punën për rehabilitimin e plotë të rrugës “Hamit Mane” dhe “Sabaudin Kacidhja” në lagjen 8 të qytetit. Një investim, i cili parashikon standardizimin infrastrukturor të këtyre rrugëve. Asfaltim, trotuare, ndriçim”, thuhet në njoftimin e bashkisë Korçë. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.