Këmbim valutor – Sezoni turistik vijon të favorizojë lekun

TIRANË, 20 shtator /ATSH/- Sezoni turistik që po vijon edhe në mesin e muajit shtator, favorizuar nga moti me diell dhe temperatura të larta, nuk e ka ulur fluksin e turistëve dhe ka forcuar pozitat e lekut në këmbim me valutat kryesore euro dhe dollar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të enjten euro këmbehet me 126.48 lekë ose 0.10 lekë më pak se një ditë më parë. Në vlerë të zhvlerësuar me 0.13 lekë këmbehet edhe dollari amerikan, që kuotohet në shifrën e 108.09 lekëve.
Aktorët e tregut shprehen se luhatjet janë të pritshme dhe brenda parashikimeve të BSH-së.
Përditësimi i fundit: 20.09.2018  11:46:35
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.09 -0.13
Euro EUR 126.48 -0.10
Poundi Britanik GBP 142.80 +0.08
Franga Zvicerane CHF 111.92 -0.17
Jeni Japonez (100) JPY 96.30 -0.07
Dollari Australian AUD 78.53 +0.06
Dollari Kanadez CAD 83.76 +0.15
Korona Suedeze SEK 12.20 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 13.17 -0.09
Korona Daneze DKK 16.96 -0.01
SDR SDR 151.57 -0.08
Ari(OZ 1) XAU 130031.19 -152.06
Argjend(OZ 1) XAG 1537.04 +2.59
Juani Kinez (onshore) CNY 15.77 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 15.77 -0.02
Lira Turke TRY 17.43 +0.21

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.