INFORMATIKË – Sfida e dyfishtë për të kontrolluar inteligjencën artificiale

OKSFORD, 20 shtator /ATSH-ANSA/ – Një sfidë e dyfishtë për të kontrolluar inteligjencën artificiale, që përgatitet të transformojë krejtësisht jetën e përditshme ku nga njëra anë duhet të mbrohen të dhënat personale, nga ana tjetër duhet të evitohet që teknologjitë e reja të kushtëzojnë në mënyrë negative sjelljen njerëzore dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të vendosen që tani rregulla etike.

Kjo iniciativë është publikuar në revistën shkencore “Science”, nga italianët Mariarosaria Taddeo dhe Luciano Floridi, që punojnë në Britaninë e Madhe, në Universitetitn e Oksfordit.

“Inteligjenca artificiale përbëhet nga algoritme në gjendje të mësojnë dhe nga të dhëna që përdoren që t’i bëjnë të funksionojnë. Këto sisteme sillen sikur të ishin inteligjente, por nuk kanë kapacitetin konjitiv të njerëzve”, thotë Taddeo.

Për pasojë sfidat etike për t’u përballur janë të shumfishta, nga mbrojtja e të dhënave tek shpërndarja e përgjegjësive në rastet kur inteligjenca artificiale bën gabime apo ka keqfunksionime.

Në fakt ajo përdoret në kontekste gjithnjë e më të shumta, nga analizimi i imazheve për biomjekësinë tek industria e argëtimit, pra përdorime të ndryshme kërkojnë rregullore të ndryshme.

Për një prej pionierëve të robotikës, Gianmarco Veruggio, i Këshillit Kombëtar të Kërkimit (Cnr-Ieiit) pika kritike është “kapaciteti i popullsisë për të kuptuar problemet dhe për të krijuar një kontekst të favorshëm ndaj krijimit dhe aplikimit të ligjeve dhe rregulloreve sepse pa një etikë të ndarë nga personazhet kryesore të këtij procesi (politika, financa, industria, teknologjia) do të jetë e pamundur që të mbahen nën kontroll aplikmet e pafundme të këtij revolucioni”./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.