FOTO/ UKT, rrjet të rri të kanalizimeve pranë shkollës “Vasil Shanto”

TIRANE, 20 shtator /ATSH/- Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ka nisur një investim në rrugën “Bajram Curri’ pranë shkollës “Vasil Shanto” në rrjetin e kanalizimeve.

Sipas UKT, ky investim do të eleminojë çdo problematikë të mundshme që rrjeti i vjetër i amortizuar mund të shfaqë.

Projekti që po zbatohet në një nga zonat e njohura të kryeqytetit ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të kanalizimeve në atë segment. /o.l/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.