BIOLOGJI – Në tru gjendet shkatërrimi i qenies njerëzore, vetëm kultura mund të na shpëtojë

PIZA, 20 shtator /ATSH-ANSA/ – Shkatërrimi i qenies njerëzore është shkruar në pjesën më antike të trurit, i cili është programuar që të jetë një “grabitqar i botës” dhe vetëm kultura mund të shënojë një ndryshim radikal të kësaj tendence, sipas përfundimeve nga një studim italian i publikuar në revistën shkencore “Biological Theory” dhe të kryer nga Paolo Rognini, i departamentit të Shkencave Politike të Universitetit të Pizas.

“Po zbulojmë se kafka jonë mban pjesë të trurit që ende japin reagime antike, që nuk i përshtaten epokës ku jetojmë”, tha studiuesi.

“Në praktikë, kemi disa sjellje, mbetje nga reagimet arkaike, që do të na bëjnë të shkatërrojmë planetin dhe për pasojë veten tonë, duke realizuar kështu një version krejtësisht të pazakontë të evolucionit, vetëshkatërrimin e llojit”, shtoi ai.

Studiuesi e konsideron trurin si një “program rudimentar”, një program i gjeneruar në fillim të historisë së njerëzve dhe që sot nuk është më i përshtatshëm për t’iu përgjigjur informacioneve të një ambienti krejtësisht të ndryshëm.

“Jemi mbartës të një sjellje grabitqare në raport me botën që na rrethon”, thotë Rognini.

Për këtë arsye është e domosdoshme që të ndryshohet menjëherë, pa pritur një perspektivë e re që vjen nga afatet e gjata të evolucionit.

“Nuk mund të presim 300 000 vite, pra vetëm duke modifikuar kulturën tonë nuk do të zhdukim qenien njerëzore”, theksoi ai./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.