Video – Ministri i Jashtëm gjerman feston ditëlindjen në Tiranë

Video – Ministri i Jashtëm gjerman feston ditëlindjen në Tiranë

Pas takimit me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, Maas ka mbetur i surprizuar ndërsa duke dalë nga takimi i delegacioneve në ministrinë e Jashtme për të shkuar në sallën e konferencave, ka dëgjuar këngën e ditëlindjes.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 19 Shtator 2018

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas është surprizuar nga stafi i ministrisë së Jashtme shqiptare, ndërsa zhvillonte vizitën e tij zyrtare në Tiranë. Pas takimit me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, Maas ka mbetur i surprizuar ndërsa duke dalë nga takimi i delegacioneve në ministrinë e Jashtme për të shkuar në sallën e konferencave, ka dëgjuar këngën e ditëlindjes.

Ditëlindjen e 52-të kryediplomati gjerman e ka kaluar në Tiranë, ku nuk i munguan urimet. Stafi i MEPJ-së i ka sjellë atij një tortë ku i uron dhe ditëlindjen, teksa vetë ministri gjerman, i papërgatitur për këtë surprizë të bukur, thotë: “Ta bëjmë dhe njëherë këtë në konferencën për shtyp” dhe i fryn qiriut të tortës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.