SOFT NEWS – Zhduken në Liberi kartmonedha me vlerë 100 milionë dollarë

86

Monrovia, 19 shtator /ATSH- DPA/ –Liberia ka nisur një hetim për zhdukjen e kartëmonedhave të reja me vlerë 16 miliard dollarë liberian (103 milionë dollarë amerikanë) të destinuara për bankën qendrore.

Qeveria ka ndaluar largimin e 15 personave nga vendi, ndërkohë që kërkimet për kartmonedhat e zhdukura vazhdojnë, thuhet në një deklaratë të publikuar nga ministria e informacionit.

Mes emrave në listë janë edhe djali i ish-presidentit Ellen Johnson Sirleaf, Charles Sirleaf dhe ish guvernatori i bankës qendrore Milton Ëeeks.

Sipas mediave lokale, paratë ishin dërguar me një kontejner në kryeqytet, Monrovia, pasi u shtypën në Liban dhe Suedi gjatë periudhës nëntor 2017 – prill 2018.

Nuk ka asnjë të dhënë se si u zhdukën paratë.

/sm/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.