SHBA – Pompeo: Uashingtoni i gatshëm të rifillojë menjëherë negociatat me Phenianin

98

UASHINGTON, 19 shtator /ATSH-AFP/ – SHBA-ja përshëndeti sot angazhimet e rëndësishme të marra nga Koreja e Veriut gjatë samitit ndërkorean në Phenian dhe u shpreh e gatshme të rifillojë negociatat menjëherë për një denuklearizim të shpejtë që do të përfundoi në janar 2021.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo theksoi në një komunikatë se ka ftuar sot në mëngjes homologun e tij koreanoverior, Ri Yong Ho që ta takojë javën e ardhshme në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot progrese të jashtëzakonshme mbi Korenë e Veriut, një ditë pas një samiti ndërkorean të Phenianit.

“Ne po bëjmë progrese të jashtëzakonshme mbi Korenë e Veriut”, deklaroi presidenti amerikan nga kopshtet e Shtëpisë së Bardhë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.