Rama: Ndëshkim atyre që krijojnë probleme nga parazitizmi

195

TIRANË,19 shtator /ATSH- I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes, theksoi se platforma e bashkëqeverisjes, nuk është show, siç pretendojnë profesorët e kafeneve që merren me politikë, por vazhdon të zgjidhë problemet që  kanë lidhje me subjektivitetin, parazitizmin dhe tentativën për korrupsion.

Kryeministri Rama e vendos theksin te denoncimet e problemeve të brendshme të administratës, për t’i dhënë fund problemeve që kanë të bëjnë subjektivitetin, parazitizmin dhe tentativat për korrupsion.

“Platforma e bashkëqeverisjes është efikase jo vetëm për të dhënë zgjidhjen, por edhe për të na adresuar problemet e brendshme të institucioneve dhe njëkohësisht të marrim masa për problemet që kanë lidhje me subjektivitetin, parazitizmin dhe tentativën për korrupsion”, – theksoi Kryeministri Rama.

Po ashtu, Kryeministri Rama iu përgjigjet skeptikëve dhe atyre që i konsideron “profesorët e kafeneve” që merren me politikë dhe e konsiderojnë platformën e bashkëqeverisjes si  show.

“Rasti i fundit lidhet me fushatën e llogaridhënies, për të cilën shumëkush nga këta profesorët që e ndjekin politikën në kafene dhe bëjnë analiza të thella, lidhur me zhvillimet politike, e konsiderojnë një show. E vërteta është se fushata e llogaridhënies vazhdon të jetë një burim për të vijuar adresimin e problemeve që kanë dalë”, – tha Kryeministri. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.