Rama: Gjermania të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë për drejtimin e OSBE-së

147

TIRANË, 19 shtator/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama kërkoi sot mbështetjen e Qeverisë Federale të Gjermanisë për kandidaturën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE-së.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me ministrin Federal për Punët e Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, Rama shprehu bindjen se “një hap i tillë do të kontribuonte edhe në funksion të vetë dinamikave të rajonit”.

“Kjo do të kontribuonte në procesin integrues të rajonit dhe do të ishte një incentivë për Shqipërinë dhe rajonin”, – tha Rama.

Kryeministri shprehu po ashtu vendosmërinë për ruajtjen e një linje koherente në politikën tonë të jashtme. Kjo sipas tij, “nënvizohet qartësisht edhe nga vetë KE në raportet e progresit, është afirmuar në vijimësi për sa i takon qëndrimeve të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.