Platforma e bashkëqeverisjes, zgjidhje çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me zyrat e shtetit

190

ERTV Live😊: "E gjithë vëmendja për Ju" nuk është një slogan, po fryma dhe gërma e punës së përditshme të Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, ku deri me sot jane trajtuar 18.628 ankesa në nivel qendror, kërkesa, opinione të njerëzve të zakonshëm, në bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me anëtarët e kabinetit qeveritar. Mjafton një klik tek shqiperiaqeduam.al dhe një mesazh i shkurtër nga Ju, që e gjithë vëmendja e qeverisë të jetë për Ju dhe hallin a problemin Tuaj🤝

Posted by Edi Rama on E mërkurë, 19 Shtator 2018

TIRANË, 19 shtator/ATSH-Maela Marini/ Platforma e bashkëqeverisjes nuk mund të zgjidhë rastet kur qytetarët janë në procese të zvarritura gjyqësore, sepse platforma nuk është gjykatë, por është zgjidhja për çdo rast dhe çështje që lidhet drejtpërdrejt me detyrimet e zyrave të shtetit”.

Kështu deklaroi sot, në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Kryeministri Edi Rama.

Rama theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për të treguar me zërin e qytetarëve të vërtetën e bashkëpunimit me qeverinë, në adresimin e halleve dhe problemeve të tyre.

“Ju falenderoj sepse, pasi e keni zgjidhur problemin tuaj që ka kërkuar shumë kohë, keni marrë mundimin të vini deri këtu, duke na ndihmuar që të ndihmojmë shumë të tjerë që njësoj si ju presin të marrin përgjigje në zyrat e shtetit, por janë mosbesues lidhur me efikasitetin e platformës së bashkëqeverisjes”, – tha Rama.

Rasti i parë i paraqitur sot në këtë takim dhe që mori zgjidhje nga platforma e bashkëqeverisjes kishte të bënte me shtetasin Petrit Kutrolli, nga Bilishti i Korçës.

Nga qershori 2018, ai kërkonte një kopje të dokumentacionit të depozituar prej tij në QKB në vitin 2010, ndërkohë që merrte përgjigje negative.

Qytetari iu drejtua Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, dhe ankesa e tij u trajtua nga zyra e Ministrit dhe u hodh në platformën e bashkëqeverisjes, ku mori zgjidhje. Qytetari mori menjëherë në dorë statusin e shoqërisë së tij dhe vendimin e Asamblesë së Ortakëve.

Kryeministri theksoi se “kur qytetari i drejtohet platformës, menjëherë angazhon drejtpërdrejt ministrin përkatës të fushës së shqetësimit të vet”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.