PEKIN – Kina përgënjeshtron çdo ndërhyrje në zgjedhjet amerikane

PEKIN, 19 shtator /ATSH-AFP/ – Kina përgënjeshtroi sot çdo ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të mesmandatit në SHBA, pas akuzës së lëshuar një ditë më parë nga presidenti Donald Trump.

”Cilido që njeh sadopak diplomacinë kineze e di që ne nuk do të ndërhynim kurrë në çështjet e brendshme të shteteve të tjera”, shprehet Geng Shuang, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.

Donald Trump akuzoi Pekinin se po kërkonte të influenconte zgjedhjet amerikane të mesmandatit duke shënjestruar bazën e saj elektorale, në vijim të luftës tregtare midis dy shteteve.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën tarifa doganore shtesë ndaj mallrave të ardhura nga Kina që kapin vlerën e 200 miliardë dollarë të importeve vjetore.

Me njoftimin një ditë pas masave shpaguese nga ana e Pekinit ndaj 60 miliardë dollarë mallrave amerikane të importuara, Donald Trump i cili i trembet disfatës së thellë të republikanëve në Kongres në zgjedhjet e mesmandatit në më pak se 50 ditë, akuzoi qeverinë kineze se po përpiqet ta dobësojë politikisht.

“Kina është shprehur hapur se po përpiqet aktivisht të influencojë dhe të ndryshojë zgjedhjet tona duke sulmuar fermerët, blegtorët dhe punonjësit e industrisë përkrahësit e mi më të mirë’’, thuhej në postimin e presidentit Trump në Twitter./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.