Ndryshim kategorie për dy pasuri të paluajtshme në Shkodër

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin e statusit të dy pasurive të paluajtshme në bashkinë e Shkodrës. Kështu, për të dy pronat në fjalë ka ndryshuar kategoria nga tokë bujqësore, në tokë urbane.

Vendimi bazohet në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Bëhet fjalë për pasuritë me numër 11/50 dhe 11/52, zona kadastrale 1159, bashkia Shkodër, sipas certifikatave të pasurive dhe hartave treguese. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.