FUTBOLL – Dugari kritikon Neimarin: Jep maksimumin në Ligën 1

88

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ – Lojtari që është kritikuar më tepër pas humbjes së “PSG” në ndeshjen kundër “Liverpulit” në Ligën e Kampionëve, ishte braziliani Neimar.

Kritikëve i është shtuar edhe ish-lojtari i kombëtares franceze, Kristof Dugari, i cili tregoi pakënaqësi ndaj performacës së Neimarit.

Francezi theksoi se Neimar kërkon që të rrisë nivelin e lojës në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk bëhet kështu.

“Ekzistojnë disa lojtarë që janë komodë dhe shumë të relaksuar. Ata mendojnë se nuk duhet të përpiqen në Ligën 1, pasi mund ta ruajnë performancën e tyre për Ligën e Kampionëve. Ky është një iluzion”, theksoi Dugari për Neimar.

Kritikët për Neimar nuk ishin të paktë në radio dhe media, ku “La Parisien” e vlerësoi brazilianin me notën 3 nga 10, më e ulëta nga të gjithë lojtarët e “PSG”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.