FOTO/ Tirana dhe Praga, kryeqytetet që lidhen mes artit dhe kulturës

152

TIRANË,19 shtator /ATSH/ – Ambasada Shqiptare në Pragë në bashkëpunim të ngushtë me bashkinë e Tiranës, realizoi shfaqjen e filmit dokumentar: “Rrugëtim në dy kryeqytete që ndryshojnë – Tirana dhe Praga”, ku u shfaqën zhvillimet dinamike të dy kryeqendrave.

Pas fjalës hyrëse të ambasadorit Poda, e mori fjalën dhe kryetari i bashkisë së Pragës 1, Oldřich Lomecký, i cili u ndal në punën e shkëlqyer dhe kontributin që ka dhënë Ambasada shqiptare në krijimin e një klime miqësie dhe bashkëpunimi në mes dy kryeqyteteve, si dhe mbi perspektivën e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në aktivitet merrnin pjesë deputetë të Parlamentit çek, përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, zv.ministri i Jashtëm, ambasadorë të akredituar në Republikën e Çekisë, përfaqësues të pushtetit lokal nga Praga dhe Tirana, operatorë turistikë, përfaqësues të komunitetit shqiptar, miq të ambasadës etj. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.