Foto/ Qeveria, angazhim për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ “Adresimi sa më i mirë i sfidave të rrugëtimit europian të vendit tonë, si i vetmi udhërrëfyes zhvillimi i Shqipërisë️”, ishte në fokus të një takimi të zhvilluar sot në ambientet e hotel “Tirana International”.

Zv/Kryeministrja Senida Mesi mori pjesë sot në prezantimin e Raportit mbi Integrimin, Përshpejtimin dhe Mbështetjen e Politikave për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të nënshkruara nga qeveria shqiptare në vitin 2015.

Ky raport, tha Mesi, “mbështet jo vetëm identifikimin e politikave në përshpejtimin e OZHQ-ve, por ndihmon gjithashtu në adresimin sa më mirë të sfidave të rrugëtimit europian të vendit tonë, si i vetmi udhërrëfyes zhvillimi i Shqipërisë️”.

Mesi siguroi se, “qeveria shqiptare do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për të përparuar më tej drejt arritjes së OZHQ-ve si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel lokal, si dhe do të vijojë më tej konsultimin me të gjithë aktorët e përfshirë në mënyrë që të kontribuojmë të gjithë së bashku në drejtimin e reformave të ardhshme në të gjitha fushat e politikave të zhvillimit”.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.