Durrës: Janar – gusht 2018, përpunohen 122 anije

TIRANË, 19 shtator/ATSH/- Mbi 90 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) janë përpunuar gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit.

Sipas Sektorit të Statistikave në APD, në Terminalin e Kontejnerëve në periudhën janar-gusht 2018 janë përpunuar 122 anije të specializuara gjithsej.

Shifrat e periudhës janar-korrik 2018 dëshmojnë për një numër prej 15532 njësi kontejnerike TEU më të lartë se sa e njëjta periudhë e vitit 2017.

Nga anijet e specializuara janë përpunuar 45527 kontejnerë TEU për eksport, ndërsa shifrat e kontejnerëve të importit në 8 muaj arrijnë në 45229 gjithsej.

Që nga fillimi i vitit në portin e Durrësit janë përpunuar mbi 990 mijë tonë mallra me kontejnerë. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.