Douglas Kosta dënohet katër javë, Allegri e Kielini mbrojnë brazilianin

109

TIRANË, 19 shtator/ATSH – A. Fortuzi/ – 4 ndeshje skualifikim për Douglas Kostën. Ky është vendimi që mori gjykatësi sportiv në Itali për sulmuesin anësor të “Juventusit”, i cili në fund të ndeshjes ndaj “Sasuolos” bëri një gjest shumë të shëmtuar duke pështyrë në fytyrë kundërshtarin e tij Federiko Di Francesko. Braziliani nuk do të mund të luajë pra në katër ndeshjet e radhës së “Juventusit”, duke humbur kështu dhe supersfidën me “Napolin”.

Tekniku i ekipit bardhezi, Masimiljano Allegri bashkë me kapitenin Xhorxho Kielini dolën në mbrojtje të Dagllas Kostës. “Episodi i të dielës çuditi të gjithë. Në opoinionin tim, Kosta kërkoi falje dhe do të paguajë dënimin. Ai do të ketë mundësinë që të dëshmojë se ky ishte një gjest i izoluar, një shembull i keq për fëmijët. Ai u stërvit mirë të hënën dhe të martën gjithashtu. Pati një moment çmendurie që nuk duhet të ndodhë kurrë. Klubi nuk do ta apelojë vendimin. Djaloshi vuajti një tronditje, sepse është një sjellje jashtë natyrës së tij dhe asaj që ka dëshmuar gjithmonë në fushë. Zakonisht kur kalon pranë një mize, ai e shmang atë”, deklaroi Allegri.

Kapiteni i “Juventus”, Kielini deklaroi se e gjithë skuadra është në mbështetje të brazilianit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.