BRUKSEL – Holanda kërkon rishikimin e Rregullores së Dublinit

84

BRUKSEL, 19 shtator /ATSH-ANSA/ – Situata në Mesdhe këtë verë edhe njëherë ka demonstruar nevojën për një mekanizëm që përcakton përgjegjësi të qëndrueshme dhe solidaritet efektiv, theksoi ministri i Brendshëm holandez Mark Harbers, në një letër për  komisionerin e BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos duke përcaktuar se rishikimi i Rregullores së Dublinit mbetej prioritet kryesor.

”Pa mundësinë e një mekanizmi të tillë, disponueshmëria e atyre që duan të vazhdojnë t’i marrin parasysh këto sfida të përbashkëta, për të cilën nevojiten zgjidhje të përbashkëta, është e destinuar të zvogëlohet”, shtoi ai.

Ministri pajtohet me faktin që nuk ekziston një zgjidhje ‘’ad hoc’’, që çdo herë që një anije arrin shtetet, duhet të mbështeten tek shtetet e  tjera, siç ka ndodhur shumë shpesh në kohën e krizës së migracionit në vitet 2015-2016./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.