AUSTRI – Tusk: Liderët e BE-së duhet të ndërpresin lojërat politike mbi çështjen migratore

SALZBURG, 19 shtator /ATSH-DPA/ – Ka ardhur koha që Europa të zgjidhë dilemën migratore dhe të pushojë së përdoruri këtë çështje për përfitime politike, tha sot presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndërkohë që liderët e BE-së mblidhen në një samit informal.

Migracioni pritet të dominojë bisedimet mes liderëve gjatë një darke në qytetin austriak.

“Këtë mbërmje do t’i kërkoj liderëve të ndërpresin lojën e fajësimit për migracionin”, tha Tusk për reporterët.

“Nuk mund të vazhdojmë të jemi të ndarë mes atyre që duan të zgjidhin problemin e fluksit të migrantëve të jashtligjshëm dhe atyre që duan ta përdorin për përfitime politike”, shtoi ai.

Megjithatë, numri i personave që kanë mbërritur në Europën e jugut këtë vit ka rënë nën nivelin e para krizës 2015-2016. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.