AUSTRI – Konservatorët Europianë qëndrojnë në krah të Orbanit pas penalizimit nga BE-ja

55

SALZBURG, 19 shtator /ATSH-DPA/ – Partia që drejton Hungarinë, Fidesz nuk do të lagohet nga Partia Europiane e Popullit (EPP), grupi parlamentar konservator në BE, ndonëse deputetët europianë penalizuan këtë javë Budapestin.

Në kuadër të një takimi informal të liderëve të BE-së në Salzburg, Presidenti i EPP-së, Joseph Daul tha se “grupi politik që ai drejton nuk do të bjerë nën asnjë presion të jashtëm”.

“Media nuk mund të më detyrojë që të nxjerr jashtë Orbanin”, tha ai, duke iu referuar Kryeministrit hungarez dhe njëkohësisht kreu i Fidesz.

Parlamenti Europian votoi për të filluar një proces sanksionesh kundër Hungarisë, bazuar në shqetësimet që lidhen me politikat represive të Viktor Orbanit kundrejt medias, akademikëve, gjyqtarëve dhe grupeve joqeveritare. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.