Strategji të reja të sistemeve shëndetësore në Europë

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ – Gjallërimi i vlerave morale të shoqërisë, etika e organizimit në shëndetësi, forcimi i demokracisë ishin në qendër të diskutimeve të mbledhjes së komisionit për Çështjet Sociale, Shëndetin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, të organizuar nga Këshilli i Europës në Parlamentin e Portugalisë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, njëkohësisht anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë pjesë në këtë mbledhje ku u fol për gjallërimin e vlerave morale të shoqërisë, moralit, etikës e organizimit në shëndetësi, forcimit të demokracisë, etj.

“Veçanërisht diskutime, rekomandime e vendime të rëndësishme u realizuan dhe u morën për dhurimin e organeve, rreth shëndetit mendor, për forcimin e demokracisë nëpërmjet thellimit të decentralizimit, rreth nevojave e strategjive e reja të sistemeve shëndetësore në Europë, etj”, – shprehet Shehu, teksa thekson se ka patur rastin, që gjatë kësaj mbledhjeje të shprehë disa nga mendimet e sugjerimet e tij.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.