PEKIN – Kina: Masa shpaguese për tarifat e reja doganore amerikane

PEKIN, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Kina premtoi sot se do të marrë masa shpaguese pas njoftimit nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump të tarifave të reja doganore mbi 200 miliarda dollarë mallra kineze.

”Për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime si dhe rendin botëror të shkëmbimeve të lira tregtare, Kina e sheh si detyrim marrjen e masave shpaguese në mënyrë sinkrone”, njoftoi Ministria e Tregtisë.

Kjo e fundit shprehu shqetësimin e ”pasigurive të reja” që do të ndikojnë tarifat doganore ndaj negociatave në vijim midis Pekinit dhe Uashingtonit për zgjidhjen e konfliktit tregtar./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.