PEKIN – Harborn: Tarifat amerikane kundër Kinës një çmenduri ekonomike

PEKIN, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Tarifat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Kinës janë një çmenduri ekonomike dhe nuk do të jenë efektive për të përshpejtuar reformat e tregut, tha sot kreu europian i biznesit në Kinë.

“Ne mendojmë se ajo që SHBA po bën tani është çmenduri ekonomike”, tha Mats Harborn, president i Dhomës së Tregtisë së Bashkimit Europian në Kinë.

Ai foli disa orë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi tarifa 10%  për një vlerë shtesë prej 200 miliardë dollarësh të importeve kineze.

”Lufta në rritje e tregtisë SHBA-Kinë është duke dëmtuar kompanitë europiane dhe duke ndërprerë zinxhirin furnizues global”, tha Dhoma Europiane e Tregtisë.

”Bizneset europiane ndajnë shqetësimet e SHBA lidhur me praktikat e tregtisë dhe investimeve të Kinës, veçanërisht në transferimet e detyruara të teknologjisë, megjithatë, ngutja me tarifat do të detyrojë reforma të ngadalta’’, tha Harborn.

”Qasja e Bashkimit Europian ndaj kufizimeve të tregut të Kinës nuk është të presë Kinën për ndryshime thelbësore, por në vend të kësaj të negociojë reformat që Pekini gjithashtu i sheh si përfitim për ekonominë kineze”, tha Harborn./  /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.