Juventus duhet të jetë e para në botë, Anjeli: CR7 i ri të blihet në moshën 25-vjeçare

TURIN, ITALY - OCTOBER 18: Andrea Agnelli during the UEFA Champions League group D match between Juventus and Sporting CP at Juventus Stadium on October 18, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

TIRANË, 18 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/-Juventus po punon për të qenë e para në botë dhe ta bërë këtë duhet fillimisht të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu duhet që Kristiano Ronaldon e ri ta blejmë në moshën 25-vjeçare

Ky është premtimi dhe shpresa që Presidenti i Juventusit Andra Anjeli i ka dhënë tifozëve të Juventusit gjatë një interviste për “Financial Times”.

“Ne duhet të jemi në gjendje të blejmë Kristiano Ronaldon tjetër, por në moshën 25-vjeçare. Ne do të programojmë një nga një hapat që do të na çojnë në klubin numër një në botë. Dhe në këtë kuptim, blerja e Kristiano Ronaldos do të ndihmojë shumë, jo vetëm në fushë. Në bazë të numrit të madh të biletave të shitura dhe të ardhurave të marketingut, në muajt e ardhshëm Juventusi duhet të ridiskutojë kontratat e sponsorizimit me “Adidas” dhe “Jeep”.

Të gjitha në sajë të Kristiano Ronaldos dhe një blerjeje që, siç shpjegon Anjeli, “është vlerësuar me kujdes dhe ka kuptim brenda e jashtë fushës. Ishte hera e parë që aspektet teknike dhe tregtare të Juventusit u takuan për të vlerësuar kostot dhe përfitimet”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.