Foto/ Rikonstruktohet rruga e Barbullojës, përfitojnë 3 mijë banorë në Lezhë

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ – Nga rikonstruksioni i rrugës së Barbullojës në Lezhë kanë përfituar rreth 3 mijë banorë të Njësisë Administrative Shënkoll.

Në këto tre vite, bashkia e Lezhës ka kryer disa investime për sistemimin e infrastrukturës rrugore në disa fshatra të kësaj bashkie.

Konkretisht, me një fond prej 29 milionë lekësh nga të ardhurat vendore u bë i mundur rikonstruksioni i aksit që lidh fshatin Rrilë me fshatin Barbullojë Qendër.

Sistemimi i infrastrukturës rrugore, sidomos në zonat rurale, ka një rëndësi të veçantë, si për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët, edhe për aksesin e shpejtë drejt tregjeve të produkteve bujqësore.

/m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.