DIHA dhe GIZ organizojnë panairin virtual të karrierës 2018, ja si mund të aplikoni

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ – DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri) me mbështetjen e GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe Alumniportal Deutschland do të organizojë për të dytin vit radhazi Panairin Virtual të Karrierës në Shqipëri dhe Kosovë.

Panairi Virtual i Karrierës është një mjet efektiv për përputhjen e kërkesës dhe ofertës në tregun e punës dhe shërben si një platformë për punëdhënës dhe punëkërkues nga rajoni, pavarësisht nga vendndodhja e tyre.

Kanditatët paraprakisht mund të marrin pjesë në trajnime përgatitore falas, ku do të udhëzohen mbi shkrimin e një CV-je dhe letre motivimi të përshtatshme, si edhe mbi sjelljen gjatë një interviste pune.

Për të marrë pjesë në Panairin Virtual të Karrierës, i cili zhvillohet më datë
19 shtator 2018 nga ora 13:00 – 17:00, duhet të krijuar një llogari në faqen e Alumniportal Deutschland.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.