BERLIN – Hapet panairi i teknologjisë hekurudhore

BERLIN, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Innotrans, i konsideruar si panairi më i rëndësishëm i industrisë hekurudhore, u hap sot në Berlin.

Drejtori i panairit, Christian Goeke tha se 146 mostra do të shiheshin për herë të parë, gjatë shfaqjes që vazhdon deri më 21 shtator.

Më shumë se 3 000 ekspozues nga 61 vende do të ekspozojnë trena të rinj, disa prej të cilëve veprojnë pa një drejtues si dhe zgjidhje të shumta dixhitale për fusha të tilla si mirëmbajtja e trenave, njohja e pengesave, informacioni i udhëtarëve dhe shitja e biletave.

Ministri gjerman i transportit Andreas Scheuer tha se hekurudha është ende e nevojshme për të menaxhuar nevojat në rritje të transportit./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.