STAMBOLL – Erdogan: Terroristët jo një arsye për të bombarduar Idlibin

STAMBOLL, 17 shtator /ATSH-ANSA/ – Do të luftojmë së bashku kundër grupeve terroriste, por kjo nuk duhet të jetë një arsye për të bombarduar Idlibin, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili takohet sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Në këtë takim do të diskutohet e ardhmja e forcave antiAssad në Sirinë e Veriut, 10 ditë pas mungesës së marrëveshjes në samitin e Teheranit.

Në përfundim të këtij takimi, do të ketë një konferencë shtypit të dy presidentëve./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.