SPANJË – Sanchez kërkon t’i japë fund mbrojtjes juridike të politikanëve

MADRID, 17 shtator /ATSH-AFP/ – Shefi i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez propozoi sot një reformë kushtetuese që synon t’i japë fund mbrojtjes juridike që përfitojnë politikanët, gjyqtarët apo familja mbretërore në një vend që janë regjistruar shumë skandale për korrupsion.

“Qeveria jonë do t’i propozojë dhomës së deputetëve një reformë të Kushtetutës për t’i dhënë fund mbrojtjeve”, njoftoi socialisti gjatë një evenimenti që shënon 100 ditët e mbërritjes së tij në pushtet.

“Qëllimi është që qytetarët të besojnë sërish tek politika ndërkohë që shoqëria kërkon barazi mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të saj”, shtoi ai.

Në Spanjë, anëtarët e qeverisë, parlamentarët, familja mbretërore apo magjistratët përfitojnë nga një mbrojtje juridike që shprehet se ata nuk mund të gjykohen as në gjykatën civile as në atë penale por vetëm në atë supreme, institucioni më i lartë gjyqësor në Spanjë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.