MOSKË – Peskov: Situata në Idlib serioze, po bashkëpunojmë me Ankaranë

MOSKË, 17 shtator /ATSH-ANSA/ – Situata në provincën e Idlibit në Siri kërkon një kthjellim dhe diskutim në niveleve të larta, theksoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, për agjencinë ruse të lajmeve, TASS.

“Situata në Idlib është e vështirë, bisedimet po vazhdojnë “, ka thënë Peskov duke kujtuar samitin e Teheranit mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

‘’Bisedimet do të vazhdojnë sepse situata është serioze, po bëjmë ndryshime në qasjet tona për të gjetur marrëveshje pozitive”, ka shtuar Peskov./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.