LONDËR – 79% e britanikëve mendon se May po drejton keq negociatat me Brukselin

67

LONDËR, 17 shtator /ATSH-ANSA/ – Britanikët janë të ndarë përsa i përket procesit mbi Brexit dhe mbi pritjet e divorcit nga Bashkimi Europian, por një shumicë e madhe mendon se qeveria e saj po i drejton keq negociatat me Brukselin.

Të këtij mendimi janë 79% e qytetarëve, në një sondazh nga kompania ‘’Sondazh ComRes’’ për llogari të BBC Radio 5.

Kontestuesit janë të gjithë kundërshtarët e Brexit, të Partisë Konservatore që në këto ditë po organizon një platformë të re ”Leave Means Leave” (”Largim Nënkupton Largim”) ku propozon alternativa, posaçërisht në çështjen e Irlandës së Veriut.

Rreth 9% e të intervistuarve janë të pavendosur./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.