Investimet e huaja, gati 1 miliard USD në vitin 2018

TIRANË, 17 shtator /ATSH/- “Viti 2018 do të jetë sërish një vit pozitiv, me gati 1 miliard dollarë investime të huaja”, tha ministrja për Sipërmarrjen Sonila Qato, gjatë një takimi që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë, me sipërmarrës kinezë.
“Në qershor statistikat e bilancit të pagesave treguan se në  tremujorin e parë të vitit 2018, flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte Shqipëri, shënuan shifrën 284 milionë euro, një rritje konsiderueshme vjetore trendi i së cilës do të vijoj edhe për periudhën në vijim”, tha Qato.
Ndërsa theksoi se, viti 2017 u mbyll me investime të huajnivelin 907 milionë euro.
Qato shpjegoi se, qeveria ka ndezur motorët për rritjen ekonomike të vendit, gjë të cilën siç u shpreh ajo e dëshmojnë edhe shifrat. 
“Rritja ekonomike Shqipëri ka shënuar shifrën 4.5 %. Ka mbi 10 vite që
nuk është këto nivele, por mund të bejmë dhe do të bëjëm edhe
shumë. Ndaj besojmë se ky vit do të jetë sërish një vit pozitiv, me gati 1 miliard dollar investime të huaja”, deklaroi Qato. e.xh/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.