FILIPINE – Dhjetëra të vdekur nga tajfuni Mangkhut

HONG KONG, 17 shtator /ATSH-AA/ – Është rritur në 64 numri i personave që kanë humbur jetën nga tajfuni Mangkhut, i cili ka përfshirë brigjet veriore të Filipineve, sipas shtypit vendas.

Policia e Filipineve ka njoftuar se për shkak të tajfunit është rritur në 64 numri personave që kanë humbur jetën.

Policia ka konfirmuar se janë plagosur 33 persona dhe janë zhdukur 45 të tjerë.

Shumica e personave kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuar nga tajfuni dhe janë prekur më shumë se 250 mijë njerëz.

Tajfuni që ka humbur ndikimin e tij në Filipine duke ulur shpejtësinë e tij deri në 100 kilometra në orë./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.