Basha uron nxënësit dhe prindërit për vitin e ri shkollor

TIRANË,17 shtator /ATSH- I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, 2018-2019.

Kryetari i PD-së shprehet se “të dashur nxënës dhe prindër, ju uroj nga zemra një vit të mbarë shkollor!”

Janë 480 mijë nxënës që sot janë ulur në bankat e shkollës  dhe rreth 32 mijë nxënës do të shkojnë sot për herë të parë në shkollë, dhe do të nisin klasën e parë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.