Banorët e rrugës “Karl Gega” në Tiranë, me linjë të re uji

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, për të përmirësuar cilësinë e ujit të pijshëm si dhe furnizimin e plotë për kryeqytetasit, është duke ndërmarrë një sërë investimesh në rrjet.

UKT ka finalizuar një tjetër investim në rrugën “Karl Gega”, duke shtuar një linjë të re, me qëllim përmirësimin e shërbimit.

Linja e re e vendosur pritet që të furnizojë me ujë të pijshëm një sërë banesash në këtë rrugë.
“Çdo ditë kryejmë investime të vogla, por shumë të vlefshme për përmirësimin e furnizimit me ujë”, shkruan UKT. /e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.