ALGJER – Merkel mbërrin për një vizitë zyrtare në Algjeri

ALGJER, 17 shtator /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbërriti sot në mesditë në Algjeri, për një vizitë zyrtare të përqëndruar në çështjet ekonomike, migracionin dhe luftën kundër terrorizmit, njoftoi sot agjencia shtetërore alegjeriane APS.

Merkel, që do të largohet nga Alegjria sot në mbrëmje, u prit në aeroport nga kryeministri Ahmed Ouyahia.

Pas mbërritjes së saj, kancelarja vajti në shenjtoren e martirëve të luftës së pavarësisë alegjeriane (1954-1962), në gjirin e Algjerisë. Ajo do të takohet gjithashtu me presidentin, Abdelaziz Bouteflika, 81 vjeç.

“Merkel do të flasë kryesisht me bashkëbiseduesit e saj për partneritetin dypalësh ekonomik dhe tregtar mes Algjerisë dhe Gjermanisë, ku do të bëjë thirrje për ta zgjeruar dhe thelluar atë”, sipas presidencës algjeriane, të cituar nga APS-ja.

“Ata do të bisedojnë gjithashtu për situatën në Libi, Mali dhe Sahel, si dhe për Lindjen e Mesme dhe për çështjet e lidhura me migracionin dhe me terrorizmin ndërkufitar”, shton APS-ja. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.